Kosova, vendim për të ndaluar të gjitha mallrat e prodhuara në Maqedoni
PRISHTINË-Pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë për vënien e masave penguese për hyrje të kosovarëve, Qeveria e Kosovës shprehu shqetësimin se problemet tregtare të inicuara nga vetë Maqedonia po prekin drejtpërdrejt qytetarët e saj, njoftoi sot Ministria kosovare e Tregtisë dhe Industrisë.
Në njoftim thuhet se në këtë situatë të krijuar, Qeveria e Kosovës insiston që raportet të zgjidhen vetëm në rrugë institucionale dhe në raportet tregtare.
"Në asnjë situatë, nuk dëshirojmë të pengojmë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës apo të Maqedonisë. Megjithatë, në situatën e krijuar, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ishin të shtyrë të marrin vendim për të ndaluar të gjitha mallrat e prodhuara në Maqedoni, deri në një zgjidhje më të qëndrueshme për të gjitha palët e involvuara", thuhet në njoftimin për shtyp.
Sipas njoftimit, "vendim i ditës së djeshme ishte vendim i marrë pa dëshirën e palës kosovare, por i domosdoshëm, pas situatës së krijuar në kufijtë e të dy vendeve". Në të njëjtën kohë, Qeveria e Kosovës kërkon mirëkuptim nga bizneset kosovare për problemet e shkaktuara momentale në kufi. "Ndërkohë do të synojmë të gjejmë zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme me Qeverinë Maqedonase, por ju njoftojmë se për momentin nuk kemi asnjë takim të paralajmëruar me palën maqedonase", thuhet në njoftimin për shtyp.
Qeveria e Kosovës është e përcaktuar të vazhdojë raportet e mira fqinjësore dhe marrëdhëniet e mira tregtare të bazuara në normat ndërkombëtare dhe ato të fqinjësisë së mirë, përfundon njoftimi për shtyp.
(e.m/BalkanWeb)