Paloka: PD përgatitet për protesta dhe aksione të tjera opozitare

PD përgatitet për protesta. Ky ishte qëndrimi i kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, në përfundim të mbledhjes së këtij forumi. Ai, në një prononcim për mediat, paralajmëroi greva dhe protesta, si dhe aksione të tjera opozitare.
“Mbledhja e ardhshme u vendos të jetë këtë të shtunë. Sot pati diskutime, lidhur me qëndrimet që duhet të mbajë PD për aksionin opozitar. U ra dakord që sa më shpejt të organizohen jo vetëm protesta, por edhe një shumëllojshmëri aktesh dhe aksione opozitare, përfshirë greva të mëdha, duke filluar nga sindikatat që funksionojnë në Shqipëri, si dhe gjithë grupimet e mëdha që kanë probleme si mësues apo mjekë, me qëllim që aksioni opozitar te jetë i shumëllojshëm”, tha ai.
/rtsh.al/