Francë-SHBA, mesazhe ngushëllimi Rusisë për aksidentin
Në një komunikatë, presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi i shprehu sot Rusisë, trishtimin e thellë për viktimat e aksidentit hekurudhor, si pasojë e të cilit humbën jetën të paktën 39 persona dhe 98 të tjerë u plagosën. Sarkozi i shprehu autoriteteve dhe popullit rus mbështetjen dhe solidaritetin e Francës përballë kësaj tragjedie.
Ndërkohë, edhe Shtëpia e Bardhë shprehu hidhërimin e saj për aksidentin heurudhor në Rusi. "Ne ndjehemi thellësisht të hidhëruar për viktimat dhe të plagosurit, si pasojë e daljes nga shinat të një treni që lidhte Moskën me Shën Petersburgun'', thuhej në një komunikatë nga zëdhënësi i presidencës amerikane, Robert Gibs.
Aksidenti që ndodhi dje në mbrëmje në rajonin Novgorod, në veri-perëndim të Rusisë, mund të jetë shkaktuar nga një atentat, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar prokurorinë lokale dhe një përfaqësues hekurudhor. Të paktën 39 persona humbën jetën dhe 98 të tjerë u plagosën pas daljes nga shinat të një treni që lidhte Moskën me Shën Petersburgun.