Paloka-Tahiri arsenal sharjesh banale ne Komisionin e Ligjeve
Projektligji per lojerat e fatit e ktheu dje Komisionin e Ligjeve ne nje arene konflikti te mbushur me sharje dhe fyerje te renda personale mes deputeteve Edi Paloka dhe Sajmir Tahiri. Ne 60 minuta mbledhje Komisioni i Ligjeve nuk vendosi asgje vecse mori nota tensioni qe ne fillim te mbledhjes ku deputeti socialist Sajmir Tahiri ndezi debatin me kreun e ketij komisioni Ilir Rusmali per ceshtjen Prudentino. Akuzat e socialistit Tahiri per pastrimin e parave nepermjet lojerave te fatit dhe kazinove kreu i komisionit Rusmali i cilesoi lsquoidiote. Demokratet u mbrojten ne Komisionin e Ligjeve nepermjet Ilir Rusmalit i cili theksoi se Prudentinon nuk e arrestoi Edi Rama por organet e shtetit. Deputeti socialist Sajmir Tahiri kerkoi rishikimin e draftit per te shmangur pastrimin e parave te pista duke theksuar se nuk ka siklet te perdore emra apo per ti thene gjerat troc. Kaq mjaftoi qe deputeti Tahiri ta revoltonte kryetarin e Komisionit te Ligjeve per ti pershkallezuar me pas akuzat. Ti nuk e ke merak pastrimin e parave sepse ti nga ato para mbahesh ngrohte me nje dreke nga Prudentinot e grupit parlamentar me nje darke mbahesh ngrohte me nje nate ne hotelet jashte shtetit tha Ilir Rusmali. Situata merr permasa galopante ku edhe nderhyrja e deputetit Bashkim Fino nuk solli zgjidhje. Do te lutem shume te ruash qetesine se je kryetar komisioni. Cdo deputet i PS-se ka te drejte te beje propozime. E di qe ske respekt per opoziten por per mua ke pasur tha deputeti Bashkim Fino. Por mazhoranca nuk u frenua perballe revanshit te akuzave politike te socialisteve madje duke shfrytezuar edhe deklaraten e nje dite me pare te Presidentit Bamir Topi drejtuar Prokurores se Pergjithshme Ina Rama. Zoti Tahiri deputeti apo deputetet qe mban ti ne krahe qe te mbajne ty ngrohte nuk perplasen dot kurre me drejtesine se drejtesia ka frike prej tyre na e tha edhe Presidenti i Republikes dje. Kjo duhet te te shqetesonte ty tha Rusmali. Kjo deklarate shkaktoi zhurme ne sallen e komisionit ku deputetet njeherazi filluan ta marrin fjalen duke filluar nga Fatos Hoxha Damian Gjiknuri Vasilika Hysi Sajmir Tahiri Ilir Rusmali dhe Bashkim Fino. Me pas kryetari i komisionit Rusmali e mori fjalen per te qetesuar situaten e cila per fatin e keq u ndez edhe me shume. Zoti Tahiri kur te thashe dicka lidhur me koleget deputete qe nuk kane frike nga veprimi i ligjit kur bejne pastrim parash duhet te kishe bere reagim tjeter. Sepse nuk mund te shohesh te zoti Majko kur te bej akuzat per te thene se Majkon kam ne krah. Une dhe Majko jemi nga e njejta ane e duam ligjin te dy. Ne te dy per te qerasur ty as kokoshka nuk do te te jepnim dhe jo me dreka dhe darka tha Rusmali. Deputeti Bashkim Fino kerkon pese minuta pushim por as fjala e tij nuk degjohet ne komision. Sna tregon dot kokoshkat edhe nese dha urdher Edi Rama apo Sali Berisha per te kapur mafiozin perkates. Na ler te punojme. Nese e ndjen veten te lodhur lerja detyren sekretarit se qenka me i clodhur se ty tha Fino. Mes debatit Rusmali-Tahiri per te drejten e fjales ne komision nderhyn deputeti Pandeli Majko i cili thote se qe prej vitit 2008 e deri me sot ligji per lojerat e fatit eshte ndryshuar tri here. Eumlshte i treti ndryshim qe ben fjale per kazinote brenda dy viteve ketu skemi model por nje hall. Une nuk deshiroj te marr pjese ne kete lloj diskutimi dhe largohem. Po shkoj te pi nje kafe dhe nuk do te marr pjese ne votimin e ketij projektligji. Ky nuk eshte interes eshte hall tha Majko. Largimi i deputetit Majko solli batuta ne salle qe degraduan ne fyerje personale mes dy deputeteve Edi Paloka dhe Sajmir Tahiri gjate kohes kur ne komision i ishte dhene e drejta e fjales deputetes Vasilika Hysi. Sharjet mes dy deputeteve degjeneruan ne fyerje te renda duke e detyruar kryetarin e komisionit ta nderprese seancen ndersa opozita eshte larguar nga salla ne forme proteste. Projektligji per lojerat e fatit do te diskutohet ne Komisionin e Ligjeve javen tjeter. Per fatin e keq politika tregoi edhe nje here papjekurine e saj ku ne vend te pergatise ligje prodhon debate pa nivel dhe qe nuk ofrojne te ardhme.