E Diel, 1 Nëntor 2026

Duam te dime kush na e vrau deputetin dhe kryekomunarin

Opozita Edi Rama akuzon qeverine per shtimin e krimeve Te largohet

Per Sali Berishen duket se eshte thene gjithcka nga etiketimet emocionale e deri tek akuzat me te renda qe etika publike mund te toleroje. Tanime opsion i vetem politik mbetet largimi i tij nga skena qe per opoziten shqiptare po formulohet si detyre paresore. Nje shtese thelbesore ne arsyet e shumta qe perbejne dosjen Berisha eshte edhe qendrimi lidhur me vrasjen e kryetarit te Komunes Terthore Remzi Veseli per te cilen selia roze ka marre argumentin politik si pike kryesore referuese. Ne duam te dime kush e vrau Fatmir Xhindin ne prag te fushates se shkuar dhe kush e vrau Remzi Veselin ne prag te fushates se ardhshme Ne do ngrihemi ne protesta per largimin e qeverise. Cdo dite qe kalon nen kete qeveri te dale nga votat e vjedhura shton numrin e krimeve ne dem te shqiptareve... tha Rama. Sipas tij paaftesia e qeverise aktuale komprometon te ardhmen e shqiptareve e cila edhe permes votebesimit relativ qe i eshte dhene Kryeministrit te tanishem perben nje aksident per demokracine. Akuza per fajesi absolute eshte transformuar tanime ne te vetmin mjet politik ne te vetmen permase komunikimi mes paleve dhe publikut ndaj te cilit behet edhe njehere thirrje te shohe te keqen me te vogel. Sali Berisha sipas kreut socialist eshte shembulli me i keq ne kete rast per arsye se ne ndryshim nga ato qe ai i quan fakte te opozites ai sjell shpifje dhe vetem shpifje. Sali Berisha hedh balte mbi opoziten dhe importon me korrupsion plehra nga jashte per te perfituar duke i mbytur shqiptaret. Hedh balte mbi opoziten dhe tere lumenjte e Shqiperise i ka kthyer me korrupsion ne sheshe ndertimi per hidrocentrale qe do ti shfrytezojne oborrtaret e tij. Hedh balte mbi opoziten dhe nderton me korrupsion fabrika cimentosh qe shkaterrojne mushkerite e vendit e te njerezve te ketij vendi. Hedh balte mbi opoziten dhe krenohet se ministren e Integrimit qe e ka avokate te lidhjeve me mafien per perfitime te paligjshme. Hedh balte mbi opoziten dhe per korrupsion ngre nje lotari kombetare private si askush ne bote... deklaroi Edi Rama ne nje renditje faktesh qe deshmojne se qeveria eshte njekohesisht monopolizuese e te gjitha tregjeve ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›