E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka: Të ndalet masakra e Bashkisë tek Liqeni

Deputeti demokrat Edi Paloka deklaroi nëpërmjet një konference për shtyp, se se në sipërfaqen me kod U12-07, që shtrihet në zonën më të bukur të kryeqytetit janë parashikuar ndërtime me një lartësi prej 30 katesh.

"90 për qind të këtij projekti mostër prej betoni, Edi Rama ia ka akorduar firmave që kanë lidhje me të. Ne nuk pranojmë të heshtim para kësaj batërdije dhe para 20 për qindëshit të lejeve të ndërtimit që Edi Rama ia shton pasurisë së tij në emër të Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepri, si dhe në emër të partnerëve të tij", deklaroi Paloka, duke i kërkuar kryeministrit Berisha të gjejë hapësirat që zona e sipërpërmendur të kthehet në një lulishte apo park të gjelbër.

Sipas Partisë Demokratike, projekti i Bashkisë së Tiranës parashikon të betonojë rreth 130 mijë metra katrorë sipërfaqe në afërsi të Liqenit Artificial. Betonizimi i kësaj hapësire ka qenë pjesë kryesore e deklaratave dhe kundër deklaratave të Bashkisë dhe grupit të deputetëve të Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, të cilët i kanë kërkuar Kryeministrit që të ndalë këtë masakër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›