E Diel, 1 Nëntor 2026

Paloka kthehet në personazhin kryesor të PD-së dhe akuzon Saimir Tahirin se ka probleme mendore

palokaEdi Paloka është bërë personazhi i ditës nga ana e opozitës. Pas zgjedhjes së tij nga ana e Bashës në krye të grupit parlamentar të PD-së, nuk ka mbetur televizion dhe gazetë pa i marrë një intervistë.

Një të tillë e ka dhënë edhe për News 24, ku ka zbuluar se ka ambicie në PD, pavarësisht se prej 20 vitesh në këtë aprti, maksimumi që ka arritur, ka qenë bërja deputet.

Ndjehem i vlerësuar, falënderoj të gjithë ata që ma dhanë këtë mundësi. Eshtë përgjegjësi e madhe dhe unë e kam ndjere peshën e kësaj përgjegjësie edhe këto ditë. Më tepër kam menduar a do tja dal dot, dhe të mos zhgënjej militantët e PD-së. Më tepër kam ndjerë peshën e kësaj përgjegjësie, sesa marrjen e një posti në PD. Unë jam themelues i PD-së kam 20 vjet, kam edhe unë ambiciet e mija politike. Kush hyn në politikë hyn për ideale, sidomos në kohën kur ne hymë, në 90, por e përsëris kushdo që hyn në politikë ka dhe ambiciet e tij. Ambiciet duhet të përshtaten pastaj. Gjithmonë mbetet në dorë të atyre që përzgjedhin, thotë Paloka.

Në lidhje me humbjen e zgjedhjeve, Paloka ka thënë se votuesit u blenë dhe shumë shpejt ata do e kuptojnë gabimin që bënë, pasi tani u kanë mbaruar paratë.

Ka pasur disa faktorë, por sa për Ramën nuk ka marrë më shumë deputetë seç ka marrë më përpara. Ajo që i ndryshoi gjërat ishte LSI. Rama nuk është votuar për kryeministër, duhet të merrte të paktën 70 deputetë që shqiptarët ta kishin votuar për kryeministër. Jam i bindur që shpejt të gjithë ata që për një arsye apo një tjetër u mërzitën me PD, dhe vendosën të flenë me mullixhiun, për më tepër me një si Rama, shpejt do ta kuptojnë gabimin. Ata që e shitën votën besoj i kanë mbaruar ato lekë dhe do fillojnë të reflektojnë. Rama ka bërë mjaft premtime ndaj fushatës, nëse do ti mbajë është punë e tij, jam skeptik sepse janë premtime utopike, tha ai.

Në fund, Paloka ka kërkuar nga presidenti Nishani që të kërkojë kartelat mjekësore të ministrave të rinj, pasi disa prej tyre, si Saimir Tahiri, sipas Palokës, janë me problem mendore:

Të them të drejtën ndonjërit i trembem, sepse ndonjëri që ka marrë poste të rëndësishme në qeveri, ka pasur probleme me mendjen. Tahiri ka pasur disa problem. Zoti Nishani bën mirë tju kërkojë raport mjekësor ministrave. Një ministër i Brendshëm me probleme psikike do të ishte e rrezikshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›