E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafaj: Paloka ka profilin e një turbulenti. Mazhoranca e re duhet të shmangë arrogancën


mustafajIsh- ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, shpreson se parlamenti i ri do të jetë më pak konfliktual.

Shpresojmë që parlamenti të jetë më pak konfliktual dhe më produktiv n ëide. Por është shpejt për të qenë të sigurt. Ky parlament ka disa veçori, siç është fakti që në grupin parlamentar socialist janë të ndara mandatet. Modeli i ndarjes së madatit të ministrit, tek PD kemi faktin që kryetari i ri nuk është më Berisha. Ka disa specifika që presin të verifikohen, shprehet Mustafaj.

Sipas tij prioritete të mazhorancës së re duhet të jenë  financat, korrupsioni, dhe ndërtimi i një sjellje politike bashkëpunimi me opozitën. Dhe të shmanget arroganca.

Për sa i përket opozitës Mustafaj është shprehur për TCH, se, avantazhi është që ka personalitete të spikatura si Sokol Olldashi, Eduart Halimi, Majlinda Bregu.Specifika nuk qëndron tek fakti pse kryetari i partisë është jashtë Parlamentit, por që Berisha është brenda Parlamentit, por nuk e dimë se si do të sillet ai si një deputet i thjeshtë. Besoj se do të jetë  një opozitë ndryshe. Ka pasur reagime  të forta, të parakohshme dhe unë mendoj  opozita duhet të jetë një qëndrim i vazhdueshëm. Shoqëria  shqiptare ka nevojë  për një opozitë serioze, thekson Mustafaj.

Për zgjedhjen e Edi Palokës në krye të grupit të PD-së ai komenton: Paloka është në mandatin e katërt. Është një deputet me përvojë, e cila mund të shërbejë. Profili që i ka krijuar vetes është ai i një turbulenti. A do të mundet ta ndryshojë këtë profil? Kjo mbetet për tu parë.

Sipas tij ishte shenjë jo e mirë emri i përfaqësuesve  në komisionin dhe sekretaritë e përkohëshme  që PD i mori të  4 për vete, ku fare mirë mund të ishin ndarë me PDIU-në dhe  PR-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›