Paloka:Prokuroria prishi provat
“Për rrëzimin e qeverisë janë përdorur video të manipuluara, duke u përdorur një video (Meta-Prifti) e montuar”. Ka qënë ky qëndrimi i prerë i deputetit të Partisë Demokratike Edi Paloka, ndërsa ka hedhur akuza të forta drejtë kryesocialistit Edi Rama e cilësuar si personin përgjegjës për ngjarjet e 21 janarit.
Për të rrëzuar qeverinë, u përdor një video nga Edi Rama, e prerë dhe e ngjitur 28 herë. Videoja rezultoi tërësisht një falsifikim. Më 21 janar 2011, pas pesë orësh sulm mbetën të vrarë 4 qytetarë, puçistët nuk ia arritën qëllimit, në ditët të vazhdim vazhduan veprën kriminale, tha Paloka.
Për të, këto video rezultuan terësisht një falsifikim. Deputeti garantoi se drejtësia do të bëhet, ndonëse Prokuroria nuk ka bërë asnjë hetim për organizatorët.
Prokuroria ka prishur provat për ti shpëtuar, por kjo ngjarje nuk do të kalojë pa u hetuar, tha më tej ai.