E Diel, 1 Nëntor 2026

Paloka:Rama shkaktoi kaosin në shesh

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka bërë përgjegjës Edi Ramën, për kaosin e krijuar në sheshin "Skëndërbej". Duke folur në seancën e sotme plenare Paloka theksoi se Rama është paralajmëruar se bllokimi i trafikut të makinave në shesh do të sillte vetëm kaos. Sipas tij, Rama po vepron në këtë mënyrë për të plotësuar kapricot e tij, të cilat synojnë të pengojnë proceset integruese të Shqipërisë.
"Zoti Rama nuk dëgjoi askënd, as policinë rrugore. Ajo që ndodhi dje nuk ka të bëjë vetëm me bllokimin e disa makinave, por me papërgjegjshmërinë e kryetarit të bashkisë, i cili për tekat e tij është gati të pengojë edhe liberalizimin e vizave. Më e keqja është se brenda opozitës s'ka se kusht t'i vërë fre cmendurive të tij", ka shtuar Paloka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›