Shpërthim në Librazhd, plagosen 2 ushtarakë

Dy ushtarakë demontues janë plagosur pasditen e sotme pas një shpërthimi në repartin e demontimit të municioneve në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur në rrethinat e Librazhdit, në malin e Zgarës, në një punishte-uzinë, të demontimit të armëve ku ushtarakët Iman Boriçi 50 vjeç dhe Hysni Xhorxhi 42 vjeç janë plagosur nga shpërthimi i disa kapsolleve i një predhe 85 cm.
Sipas informacioneve të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe më pas janë larguar pasi gjendja e tyre nuk ka qënë e rëndë.
Ndërkohë mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia ushtarake e cila ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes.