E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen, në 29 prill vizitë në Tiranë

Vjen për herë të parë në Shqipëri Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Andres Fogh Rasmussen. Rasmussen mbërrin në aeroporin e Rinasit në datën 29 prill në orën 10:00 ndërkohë që në axhendën e tij ai do të takohet me zv. Kryeministrin dhe ministrin e jashtëm Ilir Meta dhe më pas do të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Andres Fogh Rasmussen do të takohet gjithashtu me ministrin e mbrojtjes Arben Imami, kryeministrin Sali Berisha, presidentin Bamir Topi dhe kryeparlamentaren Jozefina Topalli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›