Pamela blen shtëpi në Britani

E famshmja Pamela Anderson, e cila ka tre fëmije dhe tri martesa të dështuara është e dashuruar në Britaninë e Madhe dhe dëshiron të blej një shtëpi me pamje nga bregdeti.
Burimet thonë që e famshmja është parë kohëve të fundit në Londër dhe është shumë e emocionuar për të blere një shtëpi në vendet sikur, Bournemouth, Brighton, Blackpool si dhe në Morecambe Bay në Lancashire.
Toby, agjenti i saj tregon që Pammy do ti blej dy shtëpi në Britani dhe se ajo vërtetë është “shumë e dashuruar në atë vend”.
“Ajo ende nuk ka vendosur se në cilën pjesë do t’i blej, sepse ka shumë oferta të ndryshme, por është e bindur që ajo do të jetë në një vend bregdetar”, tha Toby.