Pamje dramatike nga Rodosi, zjarret vazhdojnë aktive në tre fronte

Zjarri i ndezur në Rodos po shpërthen i pakontrolluar në tre fronte , për të gjashtën ditë.
Mjetet ajrore janë në betejë që në mëngjes dhe ndodhen në jug të Apollonit , në perëndim të fshatit Laerma dhe midis Kiotarit dhe Genadit .
Situata vlerësohet të jetë veçanërisht e vështirë pasi puna për shuarjen e zjarrit është vështirësuar nga erërat e forta që fryjnë në ishull.
Ndërkohë në plazhet e ishullit, turistët dhe mijëra banorë u larguan që t’i shpëtojnë zjarrit.
/rtsh.al/