E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmet ruse në Odesa dëmtojnë katedralen, të paktën një person është vrarë dhe 19 të tjerë janë plagosur

Të paktën një person është vrarë dhe 19 të tjerë janë plagosur në sulmet e reja me raketa ruse në qytetin port të Odesa-s.

Guvernatori rajonal Oleh Kiper tha se 14 persona u shtruan në spital nga shpërthimet, duke përfshirë katër fëmijë. Katedralja historike u dëmtua rëndë nga shperthimet.

Moska ka nisur pothuajse sulme të vazhdueshme në Odesa që kur u tërhoq nga një marrëveshje historike e grurit të hënën.

Administrata ushtarake e Odesës tha se “Katedralja e Shpërfytyrimit të Kishës Ortodokse Ukrainase” (UOC) e lidhur me Moskën ishte dëmtuar rëndë.

Ndërtesa është kisha ortodokse më e madhe e Odesës dhe u shenjtërua në 1809. Ajo u shkatërrua nga Bashkimi Sovjetik në 1939, përpara se të rindërtohej në 2003 citon BBC.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›