E Diel, 1 Nëntor 2026

Pamje të rënda/ Momenti kur vajza rrëzohet në tokë nga uji me presion, e reja përfundoi në spital e plagosur në kokë

Janë publikuar pamjet nga momenti kur një vajzë e re u rrëzua në tokë në momentin kur ajo u godit nga uji me presion i hedhur nga policia.

Siç shihet në këto pamje të rënda, e reja ka qenë më kurriz e vetme në bulevard në momentin kur ndaj saj është hedhur uji me presion.

Më pas, ajo është rrëzuar për tokë dhe nga përplasja e fortë ajo ka pësuar plagë në kokë.

Vajza e re fillimisht mori ndihmën nga ekipet vullnetare, më pas u mor me ambulancë dhe u transportuar në spital.

e reja e plagosur momenti kur rrezohet ne toke

e reja u plagos

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›