E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pamjet e Londrës në ditët e para të izolimit total

Londra prej dy ditësh po aplikon masën e izolimit total. Rrugët e një nga qyteteve më të mëdha evropiane dukeshin si skenat e filmave “apokaliptik”, ku as edhe një njeri nuk shihej përveç punonjësve të metrosë. Turma të gjata janë krijuar vetëm para dyqaneve dhe barnatoreve.

E shtetet më të afërta me Britaninë e Madhe kanë ndërprerë lidhjet e trafikut, nga frika e llojit të ri të coronavirusit që është shfaqur në këtë vend, duke shkaktuar një situatë kaotike para se Britania e Madhe të arrijë marrëveshjen tregtare me BE-në, transmeton Telegrafi.

Qeveria britanike ka vendosur që në Londër dhe në disa qytete tjera në jug dhe lindje të Anglisë të aplikojnë masën e izolimit të plotë, në tentim që parandalojë përhapjen e mëtejme të coronavirusit.

Niveli i katër i mbrojtjes nënkupton mbylljen e të gjitha dyqaneve që nuk janë edhe aq të nevojshme në këtë kohë, siç janë butiqet dhe kafenetë dhe në shikim të parë Londra dukej si “qytet fantazmë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›