Carabao Cup: City “shkatërron” Arsenalin dhe siguron gjysmëfinalen

Manchester City nuk kursehet përballë Arsenalit, rrëmben një fitore 4-1 dhe siguron kalimin në gjysmëfinalet e Carabao Cup. Një tjetër disfatë për të besuarit e trajnerit Arteta, kësaj radhe në shtëpi, duke përsëritur skenarin e vitit 1998, kur skuadra drejtohej nga Ëenger dhe mundej 0-5 nga Chelsea.
Gabriel Jesus hapi serinë e golave në minutën e 3-të, por vendasit arritën të vendosin barazpeshën në minutën e 31-të me Lacazette, që mbylli dhe pjesën e parë. Në pjesën e dytë, formacioni i trajnerit Guardiola arriti të marrë kontrollin e lojës në dorë, duke shënuar tri herë. Mahrez 54’, Foden 59 dhe Laporte 73’ sollën kapitullimin e Topçinjëve, që po përjetojnë një nga momentet më të vështira.