SHBA – Biden vaksinohet kundër COVID-19

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, u vaksinua sot në mbrëmje kundër kundër Covid-19 drejtpërdrejt në një transmetim televiziv.
“Po e bëj këtë për të treguar që njerëzit duhet të jenë të gatshëm për ta bërë vaksinën, kur të jetë në dispozicion dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, tha më pas presidenti i ardhshëm, menjëherë pas injeksionit.
“Mezi pres të marr dozën e dytë”, shtoi ai
Biden falënderoi shkencëtarët dhe personat që e bënë të mundur këtë, si edhe punonjësit e vijës së frontit, të cilët i cilësoi si “heronj të vërtetë”.