E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panair 2009, Botime te reja nga IDEART

Nga Milena Selimi

Tiranë, 14 Nëntor NOA-Në ditën e tretë të tij, Panairi i 12-të i librit ka vijuar me botime të reja të këtij viti, ku spikasin autorë të rinj e të njohur, veprat e të cilëve kanë ngjallur interes për lexuesin shqiptar.

Luljeta PROGNI

Trashëgimtarët - studim, politologji

ISBN 978-99956-29-40-3

264 faqe

Çmimi 700 lekë

Tiranë, 2009
Luljeta Progni paraqet këtë libër mbi ecurinë e një formacioni shumë të rëndësishëm politik shqiptar, atë të partisë socialiste. Lexuesi do të gjejë aty kallëzime që me siguri i dëgjon dhe lexon për herë të parë, rrëfime jo vetëm mbi fasadën, por edhe kulisat, që autorja i ka mbledhur, qëmtuar dhe paraqitur me kujdesin e një dore delikateMbi të gjitha, ajo ka arritur që për herë të parë në studimet shqiptare të shkëpusë disa intervista të rëndësishme të njerëzve që e themeluan atë parti, ashtu sikurse ditën, me të mirat dhe të këqiat e çdo akti historik themelues. Themeluesit pra shoqërohen përherë me aktin e ndalimit. Ka ndalesa, të pathëna, të pathënëshme, për origjinat e gjithçkaje në botë. Këtë vështirësi madhore, pothuajse të pakapërcyeshme, ky libër e përball me dinjitetMë në fund aktorë të rëndësishëm të themelimit të Partisë Socialiste kanë folur më shumë se më parë. Për meritë të autores, së pari, e cila ka shpallur kompetencat e saj shumë të mira si gazetare, por edhe si studiuese e re Por, edhe se një pjesë e tyre siç duket janë mërzitur ndopak duke parë individë që pa pasur asnjë rol në proçesin që përshkruhet e ndriçohet këtu rrëfejnë paksa rrejshëm ndodhira të paqëna.Kapje e vendit bosh, por edhe dëshirë për vendin bosh. Ky është sindromi i trashëgimtarit.

(Artan Fuga, pjesë nga parathënia)

Eugenio MONTALE

në kohën tonë - eseistikë

Përktheu Ilirjana Stringa

ISBN 978-99956-29-28-1

84 faqe

Çmimi 500 lekë

Tiranë, 2009
Këto skica të vetëtishme, botuar për herë të parë në shqip, janë një provë e shkurtër e meditimit montalian; progresist edhe pse në dukje konservator, provë e angazhimit të poetit të lirë, ngazëllim i ndjesisë së zymtë, errësi e erudicionit që s'ka qëllim tjetër pos kthjelltësisë. Meqë për Montale-n ky është misioni i poetit: ta kundrojë qenien nga larg, me dashuri e çinteresim.

Eugenio Montale ka qenë - njëherësh e me dashuri të barabartë - poet, përkthyes, kritik letrar dhe muzikor.

Pas një jete plot tituj e vlerësime, në 10 dhjetor 1975, në Stokholm, mbreti i Suedisë i dorëzon Montale-s Çmimin Nobel për letërsinë. Mes të tjerash, poeti asokohe 79-vjeçar tha: " (...) ndodhem këtu ngaqë kam shkruar poezi, një produkt absolutisht i padobishëm, por pothuaj asnjëherë i dëmshëm. Çka përbën një ndër titujt e saj të fisnikërisë, por jo të vetmin, meqenëse poezia është një prodhimtari apo një sëmundje absolutisht e pashërueshme.

Ndodhem këtu ngaqë kam shkruar poezi: gjashtë vëllime, përveç përkthimeve dhe eseve të panumërta. Thonë që kjo është një prodhimtari e paktë, ndoshta duke supozuar që poeti është prodhues mallrash, që makinat duhen shfrytëzuar në maksimum. Po për fat të mirë, poezia nuk është mall.(...)

Sonetet e përkthyera nga Shakespeare, poezitë dhe lirikat nga Blake, E. Dickinson, Th. Hardy, Yeats, Pound, Eliot etj., janë fryte të një praktike përkthimi që e afron poetin italian me Poradecin tonë: të huajt rilindin mes fletëve të "Quaderno di traduzioni" (1948) në një italishte pa të dytë...


Jovan Nikolaidis

tespihet prej fosfori - eseistikë

përktheu Janka Selimi

ISBN 978-99956-29-23-6

96 faqe

Çmimi 500 lekë

Tiranë, 2009
Pavarësisht se flet për situata, për shfaqje dhe personalitete mjaft konkrete nga e kaluara dhe e sotmja malazeze (pa anashkaluar forcat e reja të vyera dhe zërat ndryshe në skenën intelektuale) shkrimtari malazez, veprimtari shoqëror dhe intelektuali Jovan Nikolaidis në të vërtetë flet për patologji shoqërore të pranishme kudo në Ballkan! Të gjitha sëmundjet e përmendura, plus patriarkalizmi i ngurtë, mbyllja para ideve të reja dhe mohimi i lirisë së tjetrit dhe e ndryshmit, është ky ai shpirti lig panballkanik i cili ka gjetur strehë në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Maqedoni, Shqipëri, Serbi, Bullgari, por edhe diku tjetër...

Në tekstet e tij Nikolaidis diagnostikon sëmundjen e shoqërisë malazeze izolimin, vetëmashtrimin, prirjen për harresë, falsifikimin dhe zbukurimin e rolit të vet në histori, atë 'mendjemadhësi të çuditshme, atë krenari dhe paturpësi të inkurajuar, në veçanti, me tallje dhe ligësi, me një cinizëm të pakultivuar'. Duke u nisur nga këto, sipas Nikolaidisit, malazezët 'janë të barabartë me Zotin' dhe e sodisin në mënyrë shterpe dhe imagjinare të kaluarën e tyre heroike. Autori përmend ata shembuj të ngurtësuar sjelljeje dhe arsyetimi të cilat kanë ngecur në fytin malazez dhe pengojnë kalimin e lirë të oksigjenit. Esetë e tij janë disi të ashpra, por në fakt janë një goditje shpëtimtare në kurriz të atij që ka mbetur pa frymë.

Adisa Bashiç

Mira MEKSI

e kuqja e demave

ISBN 978-99956-29-32-8

144 faqe

Çmimi 600 lekë

Tiranë, 2009
E kuqja e demave është një ikonë e madhe, një ikonë e gjallë, e mbrujtur me ngjyra të bollshme, me një vizualizëm ekspresionist dhe me një imazheri të prekshme surreale, por edhe me plot dritë-hije dhe me mister; porse, mbi të gjitha, është një ikonë vërtet e arrirë, në të gjitha kuptimet, ngjyresat dhe përftesat e këtij termi, për vetë ikonën, për natyrën dhe misterin e saj, një ikonë e përftuar nga soditja e ngulmët dhe misterike, nga bashkimi dhe shkrirja e dy universeve, e dy pafundësive, e pafundësisë së dritës hyjnore dhe asaj të shpirtit të soditësit.

Pikërisht kjo befasi, këto lëvizje plot zigzage, larg çdo skeme kanonike, të cilat i hasim të pranishme edhe tek hapësira ikonografike, janë gjithë sa na mbajnë gjithhershëm në suspense në tërë rrëfimtarinë e Mira Meksit, duke na shtyrë vazhdimisht drejt leximit të saj. Madje, më tepër sesa një herë.

Shpëtim Doda

Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit Luftëtarë kundër harresës

së Ikonës kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit.

Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh

dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen egërsisht Dashuria dhe Vdekja.

Sikundërse kemi vënë në dukje edhe në disa hapësira të tjera, e tërë krijimtaria e Mira Meksit lind dhe kristalizohet nën dritën e hapjes ndaj tjetrit, duke rrëfyer për tjetrin. Kjo hapje, ky përtejësim, në faqet e këtij romani jepet në formë më të qartë dhe më të shprehur se në çdo roman apo tregim të saj të mëparshëm. Ndërsa tek krijimtaria e mëparshme lexuesin e vërejmë të jepet si element strukturor i rrëfimit, porse në një trajtë fort të ndërfshehur, në faqet e këtij romani prania e tij jepet në formën më të hapur; ndryshe nga sa më parë, tek E kuqja e demave Meksi i drejtohet drejtpërsëdrejti dhe në emër lexuesit, madje, duke e shoqëruar këtë dialog me një ndriçim të fortë dhe mbresëlënës...

Faruk MYRTAJ

dritat e italisë - t

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›