Panair bizneset ofrojne 600 vende pune per te sapodiplomuarit

Zyra Rajonale e Punesimit Tirane organizon Panairin e Dyte te Punes ku bizneset ofrojne 600 vende. Ja kategorite e punekerkuesve qe kane me shume mundesi
Bizneset do te prezantojne 600 vende pune permes nje panairi treditor qe do te organizohet nga Drejtoria Rajonale e Punesimit Tirane dhe qe celet me 21 tetor.
Jane 62 biznese ku 30 prej tyre kane shpallur 600 vende te lira pune kryesisht ne profilet e ekonomise inxhinierise informatikes gjuheve te huaja etj. - shprehet Fatjon Dhuli shefi i sektorit te Koordinimit ne Drejtorine Rajonale e Punesimit Tirane.
Sipas tij punekerkuesit qe kane mundesi te perfitojne nga ofertat e punes jane te rinjte qe kane mbaruar arsimin e larte brenda dhe jashte vendit dhe jane ne kerkim te nje pune do te kene mundesi te gjejne oferta te prezantuara nga bizneset me serioze per ta.
Nje risi kete vit do te jete nje kategori e vecante punekerkuesish sic jane shtetasit shqiptare te kthyer nga emigrimi kategori kjo e cila kerkon te riintegrohet ne tregun vendas te punes.
Panairi do te jete nje mundesite reale per kete kategori punekerkuesish qe te vleresoje kapacitet qe ka per te rihyre ne tregun e punes. Mundesi formimi ne profesionet me te kerkuara do te ofrohen per te papunet e pakualifikuar dhe te papunet afatgjate te cilet e kane te veshtire te integrohen ne tregun e punes.
Edhe ata qe e kane nje pune por jane ne kerkim te nje pune qe iu ofron oportunitete me te medha mund te shfrytezojne Panairin dhe te aplikojne per vendet e lira te ofruara nga biznesi.