Panairi Ndërkombëtar Klik Ekspo Group çel edicionin e 31-të, RTSH me stendë të veçantë për Fest 64, ekskluzivitetet sportive dhe performanca artistike

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, Klik Ekspo Group, çel nesër, më 5 nëntor 2025, edicionin e tij të 31-të. Ky panair, i cili do të jetë i hapur për publikun deri më 8 nëntor, shënon një kapitull të ri, duke u zhvilluar nën temën ambicioze “Vizionare, dritare drejt së ardhmes”.
Ky edicion pritet të sjellë një përvojë të re ekspozimi, ku theksi vihet te zhvillimi ekonomik dhe social, me shtylla kryesore inovacionin, teknologjinë, investimin dhe zhvillimin institucional.
Pavioni ekskluziv dhe agjenda e RTSH
Në qendër të konceptit të panairit do të ngrihet pavioni ekskluziv “Dritarja drejt së ardhmes”. Ky pavijon është i rezervuar për aktorët kryesorë që mishërojnë vizionin strategjik të zhvillimit të Shqipërisë 2030.
Gjithashtu, RTSH do të jetë i pranishëm me një stendë të veçantë dhe një agjendë të pasur me ngjarje, të cilat u detajuan në emisionin “Në kohë reale”:
Performanca artistike
Do të ketë performanca nga Orkestra e RTSH me këngë ndër vite nga Festivali i Këngës.
Promovime sportive
Promovimi i Kampionatit Olimpik të Skive, ekskluzivitet i transmetimit në RTSH.
Festivali i fundvitit
Do të diskutohet dhe promovohet Festivali i 64-t i fundvitit, me prezencën e autorëve dhe prezantuesve në stendën e RTSH.
Panairi ofron një platformë të rëndësishme për prezantimin e tendencave të reja dhe nismave strategjike për të ardhmen e vendit.
/rtsh.al/