E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Basha: Jam në dispozicion për gjithçka për të bashkuar PD-në!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka treguar edhe këtë të enjte gatishmërinë për të bërë gjithçka për të bashkuar PD.

“Jam mirënjohës për ndihmën që jep çdo anëtar i PPE për PD dhe demokratët, e dyta dhe më e rëndësishmja dhe që nuk është lajm për ju por dua ta konfirmoj para gjithë demokratëve, që unë mbetem në dispozicion për të bërë gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar Partinë Demokratike”-tha Basha.

Ndërkohë Deputetët e Partisë Demokratike i kërkuan edhe sot Lulzim  Bashës të japë dorëheqjen nga posti i Kryetarit të PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›