E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi, Topi: Ka kërkesa, pra gjërat nuk shkojnë keq

TIRANË- Presidenti i vendit, Bamir Topi ka zhvilluar sot një vizitë në panairin Klik Ekspo Group, duke u ndaluar në stendat e tij.  Cdo vit duket më mirë, më shumë pavijone, materiale aktivitet- tha Topi për mediat, në përfundim të vizitës.

Sipas tij, është gjë e mirë që ka vëmendje edhe në këtë kohë të paqartë të situatës financiare në botë e rajon.

Më vjen mirë për tërheqjen e investitorëve për aktivitete dhe ajo që dëgjova që ka kërkesa, tregon që gjërat nuk shkojnë keq. Ky të pasohet edhe nga aktivitete të tjera të këtij lloji, jam i bindur që cdo vit do jetë më mirë- tha Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›