E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, këshilli i Bashkisë i mbetet AQ-së

Gjykata e Fierit ka rrëzuar akt- padinë e këshilltarëve të majtë. Tashmë, Këshilli i Bashkisë së Fierit do të drejtohet nga kryetari i zgjedhur në datën 19 shtator, ndërsa paditësit kanë afat të ankohen në Gjykatën e Apelit brënda 15 ditëve .

Në krye të këtij  Këshilli do jetë  si kryetar Vasil  Ndreko, por pala tjeter  e cila është e majta, duhet t’i drejtohet Apelit  në Vlorë  brënda 15 ditëve për të ankimuar vendimin.

Gjyqtari i kësaj çështje, Gentian Hamitaj  dëgjoi të dy palët, atë të përfaqësuesit të majtë me avokat Andius Olldashi, i cili i kërkoi Gjykatës të pranojë kërkesë padinë dhe të mos njohë mbledhjen e datës 19 shtator, ndërkohë pala e paditur (të djathtët) me avokat Perian Teta, kërkuan që kërkes- padia  e palës paditëse duhet rrëzuar si e pa mbështetur në ligj, pasi sipas tij,  mbledhja e  datës 19 shtator ishte në perputhje me ligjin.

Gjyqtari Hamitaj, në fund vendosi që  të rrëzojë kërkesën e këshilltarëve të majtë që kërkonin pavlefshmëri  absolute të vendimeve të prodhuara nga një mbledhje  e datës 19 të Këshillit Bashkiak fierak. Jo vetëm kaq, por ai hoqi edhe masën e pezullimit, vendosur po nga kjo gjykatë e cila kishte fuqinë  ligjore, deri në shpalljen e vendimit për çështjen në themel. K.Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›