E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma Zgjedhore, nis punimet Komisioni

Tiranë- Mbledhja e parë e Komisionit të Reformës Zgjedhore filloi punimet në mesditën e ditës së sotme.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka çelur edhe punimet e Komisionit. Duke e cilësuar këtë të fundit si gur prove për çdo parti politike.

Kam besim dhe shpresoj thellësisht se ky gur prove për çdo parti politike do jetë moment reflektimi për të arritur kompromise në funksion të standardeve perfekte të reformës. Secili prej përfaqësuesve të partive janë në provë- u shpreh Topalli.

Më tej kryetarja e Parlamentit ka theksuar se administrata që ajo drejton do të jetë mbështetje e gjithëanshme për Komisionin.

Besoj se ju do i qëndroni interesit të vendit. Duke uruar që kjo punë të jetë e suksesshme ju vë në dijeni se administrata e Kuvendit është në dispozicionin tuaj, qoftë nga mbështetja njerëzore, qoftë financiare- tha Topalli.

Tre javë pas miratimit të këtij komisioni nga Kuvendi, bashkëkryetarët e tij Damian Gjinkuri i PS-së dhe Ilir Rusmaili i PD-së bënë me dije se qëllimi i komisionit është përmushja e rekomandimëve të OSBE-së.

Një javë më parë partitë e vogla kërkuan ndryshimin nga sistem proporcional, në atë proporcional me korrektim kombëtar.

Sipas kreut të LSI-së, Ilir Metës duhet gjetur forma që zgjedhësit të votojnë për kandidatët dhe jo vetëm për partinë. Duke theksuar se janë kundër listave të mbyllura.

Jemi kundër listave të mbyllura, sepse lisat e mbyllura dëmtojnë parlamentarizmin. Të gjendet rruga edhe për tu dhënë mundësi votuesve që të zgjedhin jo vetëm partinë, por dhe kandidatët brenda forcave politike. Ka shumë hapësirë për të eliminuar të gjitha ato marifetet e të ashtuquajturit sistem spanjoll, i cili cenon barazinë e votës, kur këtë e garanton vetë Kushtetuta- u shpreh Meta.

Nga ana e saj opozita ka kundërshtuar kërkesat e Partive të Vogla, duke theksuar parapëlqimin për listat e hapura. Të cilin e shprehu vetë kryetari i saj pas një takimi në Kosove me përfaqësues të LDK-së.

Pritet që në këtë mbledhje të hartohet plani i punës i Komisionit për 3 muajt e ardhshëm, si dhe do të caktohen ekspertët që do punojnë për ndryshimet në Kod.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Sot në Kuvend, Komisioni për reformën zgjedhore
  2. Fillimi i bashkëpunimit, ngrihet komisioni për reformën zgjedhore.
  3. Reforma zgjedhore, kanë filluar bisedimet pozitë-opozitë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›