E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi i Agrobiznesit në Fier,Ruli vlerëson prodhimet e zonës

Është çelur sot panairi i Agrobiznesit në rrethin e Fierit, ku kanë marrë pjesë rreth 70 subjekte tregtare dhe agroperpunuese.
Në ceremoninë e hapjes, mori pjesë ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, si dhe perfaqesuesit më të lartë te pushtetit vendor.
 

Ministri Ruli tha se Fieri mbetet nje potencial i rëndësishëm ne ekonomine shqiptare për prodhimet bujqësore dhe ato blegtorale. Ai vlerësoi edhe rëndësinë e eksporteve të produkteve që mundëson kjo zonë, jo vetëm në tregjet vendase, por edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
 

Celjen e panairit e përshëndeti edhe drejtori i Bujqësisë në Fier, Fredi Çuko. Per cdo vit, qarku i Fierit eshte bere qender e identifikimit dhe prezantimit te vlerave dhe cilesise se produkteve bujqesore ne tregun vendas, qe tashme ka kapercyer edhe kufinjte tane.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›