E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panairi i Bujqësisë, Ruli premton mbështetje për fermerët

Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, Genc Ruli u ka premtuar fermerëve se qeveria do të ndihmojë në shitjen e produkteve bujqësorë. Në ndarjen e certifikatave për fermerët më të dalluar gjatë Panairit të Agrobiznesit, Ruli tha se se do të krijohen programe të cilat do të mbështesin fermerët në gjetjen e tregjeve për shitje.
Në kuadër të panairit janë zhvilluar një sërë aktivitesh të tjera. Kështu, përafrimi i legjislacionit tonë me atë të BE-së dhe zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ishte qëllimi i diskutimit midis ekspertëve të agrobiznesit shqiptar dhe atij austriak.
Në diskutim morën pjesë edhe Zv.ministri austriak i Bujqësisë Hans Gruber i cili i ofroi eksperiencën austriake bizneseve shqiptare si dhe specialistë të ndryshëm të bujqësisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›