Euro kap majat, Guvernatori “qetëson” tregun
25/09/2009 Sipas ekspertëve, situata e ditëve të fundit është panik dhe pa shkaqe të vërteta ekonomike
Fullani: Çdo lëvizje e qetë në kursin e këmbimit në interes të ekonomisë shqiptare
Mbivlerësimi i monedhës evropiane dhe deklaratat e ditëve të fundit kanë sjellë reagimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ai u ka bërë thirrje agjentëve në tregun valutor të mos ndërmarrin veprime të nxituara. Në kushtet kur monedha kombëtare po dobësohet me ritme shqetësuese, Guvernatori Fullani ka dashur të qetësojë edhe publikun që të ketë besim te monedha vendase. “Veprimet e kësaj jave kanë një kosto financiare individuale për ata që i ndërmarrin dhe kosto për ekonominë e vendit. Asnjë agjent ekonomik nuk është më i fortë se bazamentet e ekonomisë. Pasiguria në tregun valutor nuk ka asnjë bazë reale”, – tha në fjalën e tij Fullani. Sipas ekspertëve, goditja e monedhës vendase nuk ka ardhur si pasojë e raportit kërkesë- ofertë, por është më shumë një ngërç i krijuar nga paniku dhe pa shkaqe të vërteta ekonomike.
Situata alarmante
Guvernatori siguroi se leku do të vazhdojë të jetë monedha ku do të mbështetet ekonomia shqiptare për një kohë të gjatë, duke përgënjeshtruar mundësinë e futjes në përdorim të euros në afate të shkurtra. “Dobësimi i lekut që po verifikohet ditët e fundit nuk justifikohet nga raportet e kërkesës dhe ofertës në treg, por nga faktorë psikologjikë dhe nga një rendje e tepruar e aktorëve të tregut drejt euros”, - tha Fullani. Sipas tij, ecuria e zhvillimeve në kursin e këmbimit duhet lënë i qetë nga agjentët tregtarë. Guvernatori konfirmon qëndrimin konsekuent dhe zyrtar të Bankës së Shqipërisë se leku do të vazhdojë të jetë monedha zyrtare e Shqipërisë. Ai ftoi të gjithë agjentët ekonomikë të përfitojnë nga monedha kombëtare leku, e cila është një monedhë e suksesshme dhe shërben si spiranca e të gjitha veprimtarive për aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Këmbimi i monedhës
Monedha evropiane është këmbyer me 142 lekë gjatë ditës së djeshme në disa banka të nivelit të dytë, duke goditur dhe futur në panik tregun valutor vendas. Kjo situatë e pazakontë ka nisur të vihet re javët e fundit, por ka pasur një zhvillim të menjëhershëm gjatë ditës së djeshme duke bllokuar dhe lënë në pritje edhe transaksionet në disa banka. Në agjencitë e këmbimit valutor kërkesa për euro ishte tepër e madhe dhe kësisoj u shoqërua me një përshpejtim të ritmit të dobësimit të lekut.
Mendimi i ekspertëve
Qytetarët që kanë marrë kredi në euro dhe të ardhurat i kanë në lekë do të goditen nga pagesa e lartë e kësteve mujore për shkak të shtrenjtimit të euros. Ekspertë të ndryshëm të ekonomisë janë shprehur se faktorët e forcimit të monedhës evropiane janë disa. Sipas tyre, rritja e vlerës së monedhës së eurozonës në të gjitha bursat ndërkombëtare, është njëra prej këtyre arsyeve. Rrjedhimisht kjo ka ndikuar edhe kursin e këmbimit në tregun tonë valutor. Nga ana tjetër të tjerë ekspertë kanë theksuar se niveli i lartë i deficitit buxhetor dhe mungesa e valutës së treg si pasojë e prurjeve të pakta të valutës gjatë stinës së verës dhe në vazhdim nga emigrantët, kanë bërë që shkëmbimet valutore të kenë një luhatje të pakontrolluar. Ajo që pritet të ndodhë, sipas ekspertëve të ekonomisë, është një goditje e buxheteve familjare të qytetarëve, por edhe ekonomia reale. Ndikimi i drejtpërdrejtë do të vihet re në shtrenjtimin e importeve, që do të përkthehet me një thotë rritje çmimesh në tregje.