Kryeministri kinez uron Berishën për rizgjedhjen në detyrë
Kryeministri Sali Berisha mori sot një mesazh urimi nga Kryetari i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës, Wen Jiabao, me rastin e rizgjedhjes së tij në këtë detyrë.
Në mesazhin e tij, z. Jiabao thekson miqësinë e thellë dhe tradicionale që ekziston mes dy popujve. "Vitet e fundit, marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë zhvilluar në mënyrë të mbarë. Shkëmbimi i niveleve të larta të dy vendeve është shtuar dhe bashkëpunimi praktik në fusha të ndryshme është frutdhënës", thuhet në mesazhin e z. Jiabao.
Në këtë kontekst, kryetari i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës shprehet për nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve të bashkëpunimit miqësor midis Kinës dhe Shqipërisë. "Me rastin e përkujtimit të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, me parimet e respektimit reciprok dhe të barabartë dhe të interesave të ndërsjella, dëshiroj të nxisim më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve", përfundon mesazhi i urimit i z. Jiabao për Kryeministrin Berisha.