Panairi i Librit "Tirana 2009" ul siparin
Ben Blushi fiton cmimin "Shkrimtari me i mire i vitit"
Mes cmimeve te tjera, edhe perkthyesi Amik Kasoruho, shkrimtari per femije Xhevat Sylo, shtepia botuese "Mediaprint" dhe ajo "Toena". Te pakten 62 mije persona vizituan librin ne ambientet e Pallatit te Kongreseve.
U ndane dje cmimet per fituesit ne Panairin e Librit "Tirana 2009", perkatesisht per "Shkrimtarin e vitit", qe e fitoi Ben Blushi me romanin "Otello-Arapi i Vlores", "Perkthyesin me te mire", qe e meritoi Amik Kasoruho, "Libri me i mire per femije", qe u fitua nga Xhevat Sylo, "Stenda me e mire ne panair", qe shkoi per shtepine botuese "Mediaprint" dhe cmimi "Promocioni me i mire" qe shkoi per shtepine botuese "Toena". Ne konferencen me kete rast, qe u organizua mesditen e djeshme ne mjediset e Pallatit te Kongreseve, organizatoret bene te ditur edhe disa shifra, por pa permendur se cili ishte libri me i shitur per panairin e 12-te mbarekombetar, thene ndryshe best-selleri i ketij panairi. "Nuk kemi ngritur pyetje mbi librin me te shitur, pasi kjo nuk eshte nje pyetje qe na shqeteson. Ne na intereson qe botuesit dhe lexuesit te kene dale te kenaqur nga ky panair, ky eshte qellim yne", tha ndersa u pyet ne lidhje me kete ceshtje, Petrit Ymeri, kreu i Shoqates se Botuesve Shqiptare. Sipas tij, rreth 62 mije persona e kane vizituar panairin qe prej se enjtes e deri dje, por nuk eshte bere e ditur menyra me te cilen eshte matur kjo e dhene. Megjithate, sipas Shoqates se Botuesve, autoret me te shitur kane qene Ismail Kadare me kolanen e tij te veprave, Ben Blushi me "Otello-Arapi i Vlores", si dhe autorja Mira Meksi me librin e saj me te fundit "E kuqja e demave". Jo zyrtarisht, kete e pohojne edhe prane stendave te librave, ku sipas shitesve mjaft i shitur ka qene libri me i fundit i Blushit, "Otello-Arapo i Vlores", qe deri dje ne mesdite kishte arritur ne rreth 700 kopje te shitura, me pas renditet Ismail Kadare, i cili vetem me vepren e tij te fundit "E penguara", ka shitur rreth 500 kopje, si dhe Mira Meksi, libri i se ciles, "E kuqja e demave", eshte shitur gjithashtu ne rreth 500 kopje. Nderkaq, sa u perket autoreve te huaj, me te shitur kane rezultuar Khaled Husein, Dan Brown apo autorja e Harry Poterit, J. K. Rowling.
"A ishte ky panair me i mire se te tjeret dhe a kishte me shume tituj te rinj? Kjo eshte pyetja qe ben secili prej nesh", tha me tej ne fjalen e tij Petrit Ymeri, duke rene me pas dakord se cdo panair qe Shoqata e Botuesve Shqiptare organizon, eshte me i mire se paraardhesi. I pyetur se sa dhe si ka ndikuar kriza boterore ekonomike ne shtepite e librit, Ymeri pohoi se natyrisht qe ky faktor ka pasur ndikimin e vet, por kjo gje thjesht i ka bere botuesit me te pergjegjeshem per produktin qe ata nxjerrin ne treg. "Numri i botimeve per vitin 2009 eshte me i vogel, por botuesit nga ana e tyre, kane zgjedhur qe shume libra te mos promovohen vetem ne panair, por kane lene hapesira qe kjo gje te behet edhe me rastin e festave te Krishtlindjes apo Vitit te Ri. Nga ana e saj, eshte drejtoresha e shtepise botuese "Toena", Irena Toci, ndersa terhoqi cmimin akorduar institucionit qe ajo drejton, per "Promocionin me te mire te vitit", falenderoi Shoqaten e Botuesve, qe sikurse tha ajo, arriti te beje nje nga panairet me te mire ne keto 12 vjet. Po dje, me rastin e dites se fundit te panairit eshte promovuar nga vete autori rumun Liviu Lungu, romani i tij "Leke Bukurani Dashi". Rumuni me origjine shqiptare, eshte frymezuar per realizimin e ketij botimi nga kujtimet e lidhura me token meme.
F. Shahaj
Cmimet e panairit te 12-te "Tirana 2009"
"Shkrimtari i vitit" - Ben Blushi, me romanin "Otello-Arapi i Vlores"
"Perkthyesi me i mire" - Amik Kasoruho
"Libri me i mire per femije" - Xhevat Sylo,
"Stenda me e mire ne panair" - shtepia botuese "Mediaprint"
"Promocioni me i mire" - shtepia botuese "Toena".