Cmimi "Don Kishoti", u terhoq ne Festivalin e Filmit ne Cotbus, ne Gjermani
Pas cmimit nderkombetar qe mori ne Festivalin e Montpeliese, nje tjeter cmim vjen kesaj here ne Festivalin Nderkombetar te Filmit ne Cotbus te Gjermanise per filmin "Gjalle" te regjisorit Artan Minarolli, festival qe u mbajt nga data 10-15 nentor. Juria e festivalit e vleresoi me cmimin "Don Kishoti" filmin e Minarollit, per aspektin dramatik e emocional. Gjithashtu edhe aktori kryesor i filmit, Nik Xheliaj, u nominua nder tre kandidatet per te fituar cmimin si aktori me i mire protagosit. Ne fund, juria vleresoi me kete cmim aktorin serb, Relja Popovic, protagonist i filmit fitues te ketij festivali. Ne ceremonine gala te ndarjes se cmimeve mori pjese edhe regjisori Artan Minarolli, i cili e terhoqi vete kete cmim. Te pranishem ne ceremoni ishin edhe aktori Nik Xhelilaj, producenti ekzekutiv i filmit, Dritan Huqi, si dhe perfaqesuesi i Qendres Kombetare Kinematografike, Arben Lami. Ky cmim eshte i treti per filmin "Gjalle", pas cmimit special qe mori ne Festivalin Nderkombetar te Durresit ne muajin gusht dhe cmimit ne Montpelie, muajin e kaluar. Nderkohe, ky film eshte perzgjedhur per te perfaqesuar Shqiperine ne seksionin e filmit te huaj, per Edicionin e 82-te te cmimit "Oscar" per vitin 2010. Kujtojme se pas premieres se tij, filmi "Gjalle" ne pak me shume se dy muaj eshte zgjedhur ne programet zyrtare te disa festivaleve, si Karlovy Vary ne Ceki, Pusan ne Korene e Jugut, Antalya ne Turqi, Chennai ne Indi, Bergen ne Norvegji. Gjithashtu, ne shkurt 2010 filmi "Gjalle" do te marre pjese ne garen zyrtare ne Festivalin Nderkombetar te Filmit ne Beograd, ne Festival International du Film d'Amour de Mons ne Belgjike dhe se fundi ne Cleveand International Film Festival, SHBA. Ne Festivalin e Cotbusit, me cmimin e pare u vleresua filmi i regjisorit serb Vladimir Perisic, "Lubina". Festivali Nderkombetar i Filmit te Lindjes ne Cotbus zhvillohet qe prej vitit 1990 dhe eshte nje nder festivalet e rendesishem te filmit per vendet e Evropes Lindore.