Pacientet, pa te drejta per shkak te kartes
Ne vendin tone prej vitesh mungon nje dokument ligjor, qe garanton te drejtat e pacienteve ne sistemin shendetesor. Kreu i Shendetesise, Petrit Vasili, ka kerkuar qe hartimi i kartes shqiptare te te drejtave te pacientit te kete baze ligjore, pasi vetem keshtu sipas Vasilit, do te njihen te drejtat e tij, ne te kundert ajo do te jete nje dokument ne leter. "Nje hap i ri qe hedhim eshte ku do ta vendosim kete karte, ne raport me te drejtat qe lidhen ne radhe te pare me ate qe quhet rregullim juridik. Po si dhame fuqi kesaj karte, mbetemi deklarativ. Karta ka elemente deklarative, por dhe shume te drejta. Te drejtat duhen garantuar, duhet te jete nje karte garantiste",-tha Petrit Vasili, minister i Shendetesise. Ne vendet e komunitetit evropian, si dhe shumica e shteteve fqinje kane miratuar me kohe karten e te drejtave te pacientit per femijet dhe te rriturit, me ligj. Ne vendin tone shpesh jane marre iniciativa per te pasur nje dokument te tille, por keto iniciativa kane qene thjesht ne nivelin e fushatave promovuese te te drejtave te pacienteve.