E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD pese anetareve u mbaron mandati mblidhet Konferenca

Plot 30 gjyqtare qe vijne nga te gjitha nivelet e gjyqesorit do te garojne per pese vendet e mbetura bosh ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Lajmi u be publik dje nga Gjykata e Larte e cila tha se Konferenca Gjyqesore Kombetare do te organizohet diten e hene me date 15 nentor 2010 ora 0930. Konferenca e cila mblidhet per here te pare pas shfuqizimit te ligjit te saj nga Gjykata Kushtetuese ka ne rend dite zgjedhjen e 5 anetareve te rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise i cili ndodhet ne kolaps pas mbarimit te mandatit te pese anetareve. Per keto vende vakante prane KLD-se kane shpallur kandidaturat e tyre 30 gjyqtare nga tri niveleve te gjyqesorit te cilet do te zgjidhen nga koleget e tyre per nje mandat 5-vjecar. Konferenca Gjyqesore hyri ne kolaps per shkak te shfuqizimit te ligjit i cili shkaktoi mosorganizimin e gjyqtareve. Anetaret e Unionit te Gjyqtareve u propozuan kolegeve te tyre nje vit me pare organizimin e Konferences ne mungese te ligjit te shfuqizuar por kjo kerkese ndeshi ne kundershtimin e Shoqates se Gjyqtareve Shqiptare. U desh te kalonte rreth nje vit derisa dy muaj me pare togat e zeza ne drejtimin e kryegjyqtares Becaj te vendosnin mbledhjen e Konferences. Ne kete mbledhje eshte paracaktuar qe njeri prej anetareve te KLD-se te jete anetar i Gjykates se Larte ndersa ka pasur nje perplasje mes gjyqtareve te Faktit me te Apelit pasi kater vendet e tjera jane kerkuar te zevendesohen me gjyqtare Fakti. Gjate dites se djeshme KLD-ja vendosi te emeronte gjyqtaren Etleva Deda ne krye te Krimeve te Renda ne vendin e lene bosh nga Dritan Hallunaj i cili u dorehoq per shkak te kandidimit si anetar i KLD-se. Per shkak te doreheqjes se kryegjyqtares se Shkodres ne vend te saj KLD-ja komandoi gjyqtarin Andri Ymeri. KLD-ja emeroi dy gjyqtaret Pashk Gjaci e Ramiz Lala ne Gjykaten e Permetit. Ne fund te mbledhjes KLD-ja rikonfirmoi perfundimin e mandateve per pese anetare te saj duke i hapur rruge Konferences Gjyqesore per zgjedhjen e anetareve te rinj. fa.ma. Konkurrentet



1. Aleksander Muskaj
2. Besnik Imeraj
3. Medi Bici
4. Musa Halili Gjergjari
5. Astrit Kalaja
6. Agron Papajani
7. Artan Broci
8. Gjin Gjoni
9. Sokol Ngresi
10. Marjana Velcani
11. Arjana Lico
12. Dhurata Bilo
13. Shpetim Reka
14. Tritan Hamitaj
15. Roland Hysi
16. Ded Miri
17. Bedri Qori
18. Albert Spiro
19. Albert Meca
20. Alkelina Gazidede
21. Artur Gaxha
22. Bledar Abdullai
23. Enkelejda Metaliaj Softa
24. Flamur Kapllani
25. Ibrahim Hoxha
26. Ilir Mustafaj
27. Rezarta Balliu Vigani
28. Dritan Hallunaj
29. Hasan Selimi
30. Valbona Durraj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›