Panairi i librit ‘Tirana 2011’, Basha: I jep qytetit dimensionin e dijes
TIRANË- Në kryeqytet u cel sot Panairi i 14 i librit “Tirana 2011”. Në ceremoninë e hapjes së këtij evenimenti kulturor mori pjesë edhe kryebashkiaku Lulzim Basha, ndërkohë që të ftuar special ishin kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi si dhe deputetja e parlamentit maqedonas Ermira Mehmeti.
Gjatë fjalës së mbajtur në këtë event kryebashkiaku Basha nënvizoi se panairi i librit i jep Tiranës dimensionin rajonal të dijes dhe të rrezatimit të saj.
“Duke ju përshendetur dhe duke ju uruar punë të mbarë këtij panairi, më lejoni të filloj me një konstatim që besoj se nuk është vetëm i imi por i gjithë qytetarëve të Tiranës, për ne për qytetin e Tiranës kjo është stolia më e bukur që mund të ketë kryeqyteti ynë. Tirana do tė jetë një qendėr e rëndësishme rajonale në shumë fusha, dhe fakti qė sot nė këtë panair, është një qendėr rajonale e librit, duke qënë se këtu janė ekspozuar edhe botime nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia, Gjermania, etj, kjo i jep qytetit tonė dimensionin e merituar tė dijes dhe rrezatimit tė saj. Në këtë kuadër ne mbetemi të angazhuar jo vetëm për ti mbështetur por për ta bërë Tiranën një qendër të letërsisë shqipe me frymëzimin maksimal për autorët ë shkruajnë shqip.”,- theksoi Basha.
Kryebashkiaku Basha uroi autorët që marrin pjesë në panair, vecanërisht emrat e rinj, ndërkohë duke ironizuar botimet më të fundit nga kundërshtarët politik Basha theksoi se këtë vit ky event paraqet risi sa i përket drejtimit të politikanëve nga libri.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me librin e kreut të PS. Edi Rama Basha u shpreh:
“Mendoj se është një risi e mirë që pas shumë kohës që shkrimtarët janë futur në politikë dhe poltuikët po i kthehen librit dhe në këtë kuptim verçanërisht në kontekstin që ëhstë shrkuar, uroj që të shkruajë sa më shumë libra të tillë”.
Në fjalën e tij kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi u shpreh: “Kur po vija këtu sot me rastin e hapjes së librit, u ndjeva i cliruar nga polita dhe nga tensionet. Panairin unë e sho si ngrehin kulture dhe arti ku takohen breza të ndryshëm”.
Rreth 90 shtëpi botuese nga hapësira mbarëshqiptare do të marrin pjesë në panairin e librit ‘Tirana 2011’, ndërkohë që autorë shqiptarë dhe të huaj do të jenë të pranishëm për një bashkëbisedim me lexuesit nga dita e sotme deri më 13 nëntor.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Panairi i librit ‘Tirana 2011’, Basha: Stolia më e bukur e qytetit