E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 të plagosur pas incidentit me armë serb-shqiptarë

MITROVICË- Incident me armë mes serbëve dhe shqiptarëve te vendi i quajtur Kërroi i Vitakut në veri të Mitrovicës. Për pasojë mësohet se tre vetë janë plagosur nga të cilët një efektiv i forcave të policisë së Kosovës dhe dy serbë.

Sipas mediave kosovare incidenti ka ndodhur kur nje grup serbësh kanë tentuar të grabisin në shtëpitë e familjes Vitaku që janë në ndërtim e sipër.

Shqiptarët kanë reaguar me të shtëna armësh në ajër dhe kaq ka mjaftuar që të shtënat të pasohen dhe nga ana e shtëpive serbe.

Situata në këtë zonë sipas mediave vazhdon të jetë tepër e tensionuar ndërsa ne vendgjarje ndodhen forca të shumta të policise së kosovës, EULEX dhe KFORIT.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›