E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panairi i librit për fëmijë

USAID-i organizon hapjen e Panairit të Librit për Fëmijë në nder të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit.

Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen A. Shauket, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja dhe Zëvendës Ministri i Integrimeve Evropiane, Gëzim Kasapolli do të bëjnë hapjen solemne të “Panairit të Librit për Fëmijë”, për të shënuar në këtë mënyrë Ditën Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit. Hapja solemne e këtij Panairi do të mbahet sot (e premte) në ora 11:00, në lokalet e Hotelit ‘Sirius’ në Prishtinë.

Panairi i Librit për Fëmijë është organizuar nga Programi i USAID-it për Arsim Themelor (BEP), në kuadër të manifestimeve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit. Ky Panair paraqet një mundësi të mirë për të gjithë botuesit t’i ekspozojnë librat e tyre për fëmijë, doracakët dhe materialet e tjera mësimore. Përveç hapjes së Panairit të Librit për Fëmijë, Programi i USAID-it për Arsim Themelor do të organizojë edhe një varg aktivitetesh të ndryshme, siç janë: Këndi Model i Shkrim-Leximit, ku nxënësit do të kenë mundësi t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre të shkrim-leximit si dhe shkathtësitë e tjera të komunikimit.

Prezantimi i konkurseve, një konkurs për autorë dhe ilustratorë vendorë si dhe konkursi tjetër për biblioteka shkollore. Biblioteka shkollore e cila do të tregohet më e suksesshmja në promovimin e leximit do të shpallet fituese e këtij konkursi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›