E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ziegler huazohet në Lokomotiv

Lokomotiv Moska ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Juventusin për huazimin e mbrojtësit të majtë zviceran, Reto Ziegler. 26 vjeçari i është bashkuar skuadrës ruse në formë huazimi njëvjeçar me mundësi të qëndrimit afatgjatë në klub në verën e vitit të ardhshëm.

Ziegler iu bashkua Juventusit para një viti nga Sampdoria por menjëherë u largua nga klubi në drejtim të Fenerbahces ku ishte i huazuar gjatë edicionit të kaluar.

Por, as paraqitjet e mira me skuadrën turke nuk e bindën trajnerin e Bianconerëve, Antonio Conte ta mbajë në Torino dhe Ziegler ka kaluar te Lokomotiv Moska ku do të gjejë më tepër hapësirë për lojë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›