E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi i librit,promovohen libra të personaliteteve të rëndësishme

Në ditën e dytë të panairit të 11 të librit mbarë kombëtar "tirana 2008" nën organizimin e Shoqatës së Botuesve shqiptarë, u promovua romani i Shkrimtarit të madh Ismail Kadare "Darka e Gabuar". Është konsideruar si një nga surprizat e mëdha të këtij panairi promovimi i librit të ish-Presidentit Alfred Moisiu. Libri me titull "Kujtime" ka tre vëllime të ndara në periudha të ndryshme. Vëllimi i tretë konsiderohet si më i rëndësishëm nga pikëpamja historike dhe politike periudhë kur shteti shqiptar ishte nëndrejtimin e Alfred Moisiut. Ndërsa Instituti i Dialogut dhe i Komunikimit promovoi librin "Malva Roza" e gazetarit dhe shkrimtarit Italian Rafaelo Nigro. Botuesi Pirro Misha , u shpreh se libri na ndihmon të njohim shqiptarët pas vdekjes së Skëndërbeut.
Ky panair do të sjellë për lexuesit shqiptarë më shumë se 50 mijë tituj librash, nga të cilët 1500 janë të rinj. Botuesit pjesëmarrës në edicionin e 11-të të "Tirana 2008" janë jo vetëm nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, por edhe përfaqësues nga India, Kroacia, Italia, etj. Me mbështjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Tiranë, ky panair është më i shtrenjti ndër edicionet e mbajtura deri tani. Gjithashtu, në fund të panairit do të jepen edhe çmimet për shkrimtarin dhe përkthyesin e vitit, librin më të shitur, paraqitjen më të mirë si dhe një çmim për autorin më të vlerësuar për fëmijë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›