Messi falënderon Ronaldinhon
Ylli argjentinas Lionel Messi duke folur për karrierën e tij në Barcelona ka thënë se një ndihmë shumë të madhe ka marrë nga ish-lojtari i tij, Ronaldinho. "E kam vështirë të them se cili prej momenteve ose ndeshjeve është më i veçantë, pasi kam përjetuar shumë gjëra. Por fitoret mbahen mend më mirë. Nëse më duhet të zgjedh, ky është momenti kur fituam Ligën e Kampionëve", ka thënë Messi. "Po ashtu mbaj mend edhe njerëzit si Ronaldinho, Deco dhe Mota. Kam pasur raporte të veçanta miqësore me ta, shpesh iu dërgoj mesazhe dhe dëgjohemi që të shohin se shkon jeta më tej", ka shtuar argjentinasi. "Kur për të parën herë erdha në ekip, Ronaldinho më ndihmoi shumë dhe unë e çmoj miqësinë e tij mbi të gjitha", ka përfunduar kandidati për të fituar Topin e Artë këtë vit, Messi.