Panairi i punës në Universitetin Politeknik të Tiranës, punësimi i studentëve dhe praktika mësimore

Përfaqësuesit e 51 kompanive në vend janë vendosur sot në ambientet e Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik për të punësuar studentë dhe për tu ofruar atyre praktika mësimore.
Studentët e Universitetit Politeknik të cilët janë të interesuar për një vend pune apo edhe për praktika mësimore i janë drejtuar sot panairit të punës i ngritur në ambientet e Korpusit Qendror te Universitetit Politeknik.
Të rinjtë e interesuar patën mundësi të dorëzonin CV-të dhe të intervistoheshin nga përfaqësuesit e 51 kompanive pjesëmarrëse.
Mundësinë për tu punësuar duket se kanë jo vetëm studentët e mirë por të gjithë ata që kanë dëshirë të punojnë, ndërsa praktikat mësimore kërkohen në së shumti nga studentët e viteve të para dhe të dyta ku nevoja për eksperiencë është edhe më e madhe.
Ballafaqimi i studentëve me tregun e punës është një ndër praktikat më të mira të universiteteve, pasi i jep mundësi atyre të përshtatin kurrikulat me nevojat që ka tregut për të përgatitur të rinjtë të aftë për punë.
/rtsh.al/