Rriten sipërfaqet e luleshtrydhes në Frakull, fermerët shprehen të shqetësuar pasi në eksport shiten shumë shtrenjtë

Luleshtrydhet e Frakullës pushtojnë tregjet për eksport jo vetëm si frutë për konsum por edhe në industrinë ushqimore dhe farmaceutike.
Influencuar edhe nga kushtet klimatike të kësaj stine fermerët e luleshtrydhes në Frakull vijojnë të rrisin sipërfaqet me kulturën e luleshtrydhes.
Një prej fermerëve të kësaj zonë që e ka nisur këtë aktivitet vetëm me 500 metra sera tani zotëron një sipërfaqe prej 1,5 hektarësh , është shprehur i kënaqur për prodhimin që merr por në kushtet e sotme të tregut dhe situatën e rritjes se çmimeve kanë hedhur dyshimet për një abuzim të çmimeve nga grosistët e mëdhenj .
Nëse sot 1kg luleshtrydhe blihet tek fermerët për 50 lek të reja ky çmimi 10 -fishohet në tregjet jashtë vendit.
Tregtarët janë shprehur se për këtë qëllim kërkohet ndërhyrja e shtetit për të ndalur abuzimet duke i dhënë edhe fermerit mundin dhe shpërblimin që i takon.
/rtsh.al/