E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Panairi i qershive, fermerët: Më pak prodhim, më shumë fitim

Fermerët e fshatit Godolesh të Elbasanit të cilët njihen për kultivimin e qershive thonë se ky vit ka qenë ndër më  të mirët sa i takon çmimit dhe shitjes së  frutit.

Ashtu si në shumë vende të tjera edhe në Godolesh prodhimi ka qenë më i pakët se vitin e shkuar për shkaqe që lidhen kryesisht me kushtet atmosferike. Fermerët janë të kënaqur me fitimin ndërkohë që çmimi vijon të mbetet i lartë nga 150-200 lekë për kg.

Për të vijuar një traditë të hershme bashkia e Elbasanit organizoi edhe këtë vit panairin e qershisë nën moton “Qershi dhe dashuri” si një mënyrë për të promovuar këtë kulturë e cila deri më sot mbetet ndër burimet kryesore që  iu siguron të ardhura banorëve të kësaj zone të thellë të Elbasanit.

Ndryshe nga vitet e kaluara këtë herë panairit të qershisë i munguan qershitë.

Gazetar: Norel Zaimi

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›