Qyteti Ilir i Irmajit në Gramsh/ Neritan Ceka: Do të rinisin gërmimet arkeologjike

Rijetëzimi dhe rinisja e gërmimeve arkeologjike në qytetin ilir të Irmajt në Gramsh do të jetë një mundësi e mirë për qytetin dhe zonën e cila vitet e fundit ka marrë një zhvillim të fuqishëm pas ndërtimit të hidrocentralit të Banjës.
Një grup arkeologësh të kryesuar prej profesor Neritan Cekës po shohin mundësitë për rifillimin e germimeve në Irmaj apo Kodrion pas 70 vitesh.
Për arkeologun, Neritan Ceka ky qytet është një nga më të rëndësishmit në Ilirinë e Jugut.
Gramshi është një prej zonave më piktoreske të Shqipërisë dhe rikthimi i gërmimeve arkeologjike do të jetë një ogur i mirë edhe për turizmin por edhe për historinë e lashtë të kësaj treve.
Gazetar: Norel Zaimi
/rtsh/