E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Thahet rezervuari i Kurjanit, fermerët e Roskovecit dhe Patosit në vështirësi

Rezervuari i Kurjanit që mundëson ujitjen e 5000 ha tokë në Roskovec është në pikën e tij kritike për shkak të mungesës se reshjeve. Ky basen i cili ndodhet në bashkinë Roskovec nuk po përballon kërkesat e fermerëve për ujitje.

Sot ai përballet me problemin e rënies së nivelit të ujit për shkak të thatësirës dhe mungesës së reshjeve, por edhe konsumimit të lartë të përdorur nga fermerët për ujitjen e kulturave bujqësore.

Mungesa e ujitjes ka vënë në vështirësi zhvillimin e sektorit të bujqësisë në territorin e bashkisë Roskovec.

Rezervuari i Kurjanit ka një sipërfaqe prej 350 hektarë dhe mundëson ujitjen dhe kullimin e 5000 hektarë toke bujqësore në Roskovec. Kapaciteti mbajtës i digës së rezervuarit shkon në 32 milion metra kub ujë ndërsa niveli i tij arrin në 14 milion metra kub ujë.

Gazetar: Norel Zaimi

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›