E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Panairi në Lezhë/ “Art dhe zeje” mirëpret artizanë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Punime të shumëllojshme të realizuara me dorë nga artizanë shqiptarë, të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë prezantuar në Panairin “Art dhe Zeje”, që u organizua në sheshin “Gjergj Kastrioti” të Lezhës.

Në këtë Panair, organizatorët përveçse synojnë të prezantojnë traditën, shprehin nga ana tjetëredhe  nevojën për të ripërtërirë dhe trashëguar mjeshtërinë e krijimit me dorë.

Për pjesëmarrësit, kjo është një punë e vështirë dhe e veçantë, por që ka nevojë për më shumë mbështetje që ajo të marrë vlerësimin e duhur.

Të shumtë ishin qytetarët e interesuar për të parë këto punime, ashtu si edhe të atyre që dëshironin të kishin këto prodhime. Si pjesë e rëndësishme e këtyre prezantimeve ishin edhe veshjet tradicionale, të cilat u shfaqën nëpërmjet një sfilate, ku evidentohej një kolorit i pasur i këtyre veshjeve të tradites nga treva të ndryshme të Veriut të vendit dhe të atyre të ardhura nga Kosova.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›