E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shqyrton tabelat e rezultateve të Vlorës dhe Shkodrës

KQZ do të shqyrtojë sot projektvendimin për tabelat e rezultateve përfundimtare zgjedhore për qarqet e Vlorës dhe Lezhës. Miratimi i këtyre tabelave shënon dhe përmbylljen e rezultateve përfundimtare për të 12 qarqet e Shqipërisë. Rezultatet paraprake të publikuara nga KQZ më 3 korrik, nxorrën fitues koalicionin e djathtë "Aleanca e ndryshimit" me 46.69% të votave ose e kthyer në mandate me 71 vende në parlament. Pas tij, u rendit koalicioni i majtë "Bashkimi për ndryshim" me 45.36% të votave ose 65 vende në Kuvend, e ndjekur nga "Aleanca Socialiste për Integrim" me 5.56% të votave ose 4 vende në parlament.
Sipas Kodit Zgjedhor, vendimi për tabelën e rezultateve mund të ankimohet në KQZ jo më vonë se tre ditë nga shpallja e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›