Panamaja,njeh pavarsinë e Kosovës

Ministri i Jashtëm të Republikës së Panamasë, Samuel Lewis Navarro në një bisede telefonike me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni e ka njoftuar se zyrtarisht Panamaja e ka njohur pavarsinë e Kosovës.P o ashtu, ministri i jashtëm i Panamasë, njëkohësisht edhe zëvendës-president i vendit, e ka njoftuar ministrin Hyseni se, dokumenti i njohjes, do t'i dorëzohet sot të ngarkuarit me punë të Kosovës në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington, Avni Spahiu. Gjatë bisedës, ministrat e jashtëm të dy vendeve u zotuan për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe.Panamaja është vendi i 54 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.