Berisha:Zotohem për zgjedhje të lira

Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se objektivi parësor absolut do të jetë një proces i ndershëm zgjedhor, një proces i denjë për moralin qytetar. Në fjalën e tij ai u zotua publikisht për zgjedhje të ndershme, por i kërkoi edhe popullit shqiptar të japë kontributin për të realizuar këtë qëllim. Qeveria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të japin kontributin e tyre për të dhënë një proces të ndershëm dhe të lirë", tha Berisha