Panariti: Bashkia, mbështetje për moshën e tretë

Në ditën Botërore të Shëndetit, Bashkia e Tiranës ka hapur dyert për të moshuarit, duke qene se tema e ditës për këtë vit është moshimi dhe shëndeti i titulluar "Një shëndet i mirë shton jetën".
Kryetari i shoqatës së Geriatrisë(pensionistëve) parashtroi disa nga problemet e të moshuarve, qe sipas tij mbi 20 % e tyre jetojnë të vetmuar.
Nënkryetari i Bashkisë, Edmond Panariti, është shprehur se Bashkia do japë mbështetjen e saj për këto problem.
Ndër të tjera një nga kërkesat e pensionistëve drejtuar Bashkisë ishte edhe taksa e 20%, që pensionistët paguajnë për TVSH, të investohet në spitale për shërbimet e të moshuarve, etj.